Kalon mbi 40 mijë numri i të vdekurve në Gjermani si pasojë e COVID-19
Mbi 40 mijë veta kanë ndërruar jetë në Gjermani si pasojë e koronavirusit.
Kështu thonë të dhënat nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve nga ky shtet, ku theksohet se janë 40 mijë e 343 jetë të humbura deri më tani.
Sipas Robert Koch Institute, në 24 orët e fundit janë regjistruar 465 vdekje, me 16 mijë e 946 raste të reja, duke çuar në total numrin e të infektuarve një milionë e 908 mijë e 527.