Kalime të paautorizuara të kufirit me Shqipërinë, dy persona kthehen për në shtetin fqinj
Dy persona janë ndaluar nga policia e Kosovës nën dyshimin se kanë kaluar ilegalisht kufirin Kosovë-Shqipëri. Ata me vendim të prokurorit i janë dorëzuar njësiteve policorë të Shqipërisë.
Rasti i parë ka ndodhur në Ponoshec të Gjakovës, trevë kjo me shtrirje në zonat e thella të brezit kufitar Kosovë – Shqipëri.
“SPMK Ponashec, Gjakovë 19.05.2020-23:35. Është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë nën dyshimin se i njëjti ka kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri-Kosovë. I njëjti me vendim të prokurorit i është dorëzuar njësitit policor të Shqipërisë”, ka njoftuar Policia e Kosovës, përcjell FaktePlus.
Kurse rasti tjetër ka ndodhur në Vërmicë.
“Fsh.Vërmicë,Gjakovë 20.05.2020-12:40. Është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë nën dyshimin se i njëjti ka kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri-Kosovë. I njëjti me vendim të prokurorit i është dorëzuar njësitit policor të Shqipërisë”, thuhet në njoftim.