Kalaja e Vushtrrisë kthehet në restaurant, kryetari e quan skandaloze
Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve ka dhënë në shfrytëzim Kalanë e Vushtrrisë për ta kthyer në gastronom.
Që “Dardania Castel” me pronar Mentor Salihu ta marrë në shfrytëzim Kalanë e Vushtrrisë që është Trashëgimi Kulturore. tashmë është marrë edhe vendim.
Ndaj këtij vendimi ka reaguar i pari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.
Këtë vendim Tahiri e ka quajtur SKANDALOZ, ku thotë se ky institut ka marrë vendim me procedurë të përshpejtuar dhe se nuk e ka njoftuar komunën e për çka ky vendim bie ndesh edhe me qëndrimet e e Komunës.
Ai më tej ka thënë se “Kalaja është trashëgimi kulturore e qytetit të Vushtrrisë dhe nuk do të lejojmë që të bëhet restaurant!”.