Kajtazi: Fatkeqësisht Martin Berishajn po e mbron edhe njeriu më i pastër i pushtetit
Gazetari Vehbi Kajtazi ka vlerësuar se kushdo që e mbron ambasadorin Martin Berishaj, të përfshirë në skandalin mediatik në Slloveni, në të njëjtën kohë “mbron krimin, korrupsionin dhe pastrimin e parave”.
Sipas Kajtazit, shqetësuese është që ambasadorin Berishaj po e mbron edhe një nga njerëzit më të pastër të pushtetit dhe të Lëvizjes Vetëvendosje, që siç thotë ai, është Glauk Konjufca.
“Fatkeqësisht atë po e mbron pushteti, madje edhe njëri nga njerëzit më të pastër ”, tha Kajtazi, në një shkrim të publikuar në Twitter.
Tutje, gazetari ka shkruar se ambasadori Martin Berishaj është sinonim “i mafias energjetike”.
Emri i Berishajt është përfshirë në një skandal financiar të raportuar nga Planet TV, një medium në Slloveni.