“Kafja e Zajednicës” – kështu e quan AAK-ja takimin e Kurtit me Mustafën
Kafja e “Zajednicës” pa kurrfarë mesazhi për shtetin, kështu shkruan zëvendësministri i Mbrojtjes nga radhët e AAK-së Burim Ramadani.
Ramadani ka ironizuar duke lënë të kuptohet se ky koalicion nuk mund të merret me tema të mëdha.
Ky është publikimi i plotë i Ramadanit:
Paramendojeni nëse Isa dhe Albini, sot pas kafes së ‘Zajednicës’, do të jepnin një deklaratë të përbashkët që:
Territori i shtetit të Kosovës nuk vendoset në pazar me asnjë çmim;
Nuk e heqim taksën ndaj Serbisë pa njohje – nuk mund kush të merr paratë e Kosovës dhe me to të luftojë shtetin e Kosovës;
Nuk mund të ketë asnjëherë ‘Zajednicë’ me kompetenca ekzekutive, qysh e pati nënshkruar Isa dhe e pati kundështuar Albini, e që në fakt e ndali Ramushi!” shkruan Ramadani.
Ai ka renditur më poshtë një sërë reformash të përfunduara nga qeveria Haradinaj.
“Ligjin e Pagave…ups e ka bërë Ramushi!
Ligjet e Ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes…ups e ka bërë Ramushi.
Fuqizimin e Komunave me prona…ups e ka bërë Ramushi.
Ligjin për ndaljen e Kazinove…ups e paska bërë Ramushi.
Rritjen 100 për qind të pagave për Gjykatës e Prokurorë…ups e ka bërë Ramushi.
Pagesën e borxhit për Policët dhe Zjarrëfikësit…ups e paska bërë Ramushi.
Luftimin e drogave nëpër shkolla…ups e paska bërë Ramushi.