Kafe me kërpudha, pija më e re çudibërëse
Përveç vitaminave, kërpudhat përmbajnë edhe nivelin më të lartë të antioksiduesve, që ndihmojnë në mbrojtjen e trupit tonë nga dëmet të cilat mund të shkaktojnë zhvillimin e kancerit, sëmundjet e zemrës etj.
Nëse keni vërejtur në “Instagram” foto të njerëzve të cilët janë të magjepsur me kafe ose me çaj me kërpudha, me siguri keni pyetur nëse bëhet fjalë edhe për një pije tjetër çudibërëse ose vërtet ka diçka magjike.
Duke u bazuar në studimet nga ekspertët, përgjigja është kjo e dyta. Ndërsa tërë procesi i përgatitjes së kafesë me kërpudha nuk mund të jetë më i thjeshtë. Kërpudhat e thara zihen dhe nga ato fitohet një ekstrakt, i cili pastaj i shtohet kafesë ose çajit.
Shumica betohen se shija e kafesë përshtatet në mënyrë të përkryer me shijen e kërpudhave. Por aroma nuk është e vetmja përparësi nga ky kombinim. Kërpudhat janë burim unik i vitaminës D dhe vitaminave të caktuara nga grupi B, të cilat i mungojnë shumicës së njerëzve.
Përveç vitaminave, kërpudhat përmbajnë edhe nivelin më të lartë të antioksiduesve, që ndihmojnë në mbrojtjen e trupit tonë nga dëmet të cilat mund të shkaktojnë zhvillimin e kancerit, sëmundjet e zemrës dhe sëmundjet e Parkinsonit dhe Alzhaimerit.
Por ky nuk është fundi i listës, sepse kërpudhat konsiderohen adaptogjene – substanca që i ndihmojnë trupit të përballet me stresin dhe forcon sistemin imun.
Kafja me kërpudha mund të jetë zgjidhje e shkëlqyeshme për të gjithë ata që kanë probleme me sëmundjet kronike dhe me inflamacione.