Kadrijaj dënon sulmin ndaj infermierit, apelon për respekt ndaj mantelbardhëve
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka reaguar pas sulmit që i është bërë një infermieri në vendin e tij të punës.
Kadrijaj thotë se sulmi i sotëm ndaj infermierit nga një qytetar, është e pa pranueshme edhe e patolerueshme.
Postimi i plotë i saj:
Në kohën kur mantelbardhët po japin maksimumin per të ndihmuar popullatën në luftën kunder pandemisë duke rrezikuar edhe jetën e vet po edhe të familjarëve të vet, e ne si shoqëri qka po bëjmë që ti falënderojmë për këtë zell e përkushtim.
Sot një mantelbardhë qenka sulmuar nga një qytetar në vendin e punës në QKUK, kjo është e pa pranuar edhe e pa tolerushme.
Andaj qytetarë të nderuar, nderoni dhe respektoni stafin shëndetsorë sepse ata janë aty për ne.
Të mos harrojmë se kjo pandemi nuk kurseu as mjek e as infermierë e kjo ka qenë e dhimbshme për të gjithë.
Infermierit i dëshirojmë shërim të shpejtë, e ne shpresojmë ne vetdijësimin e popullatës që rastet e tilla mos të persëriten më !