Kadri Veseli e quan deputet të popullit Bekim Haxhiun
Në një takim të madh me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të mbajtur në fshatin Tërnavc, vendlindje e kandidatit për deputet nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ishte edhe Kadri Veseli, i cili e ka vlerësuar lartë punën e ish deputetit Bekim Haxhiut në Parlamentin Kosovës.
Kreu i PDK-së e ka quajtur Haxhiun, deputet të popullit që iu përgjigjet atyre që e kanë zgjedhur, qytetarëve.
Veseli u ka thënë atyre se Haxhiu është i denjë dhe prapë do t’iu nderoi edhe në mandatin e ardhshëm. /FaktePlus