Kadaj-Bujupi tregon nëse do ta votojë Qeverinë Hoti
Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi është parë të ketë arritur në Kuvendin e Kosovës ku edhe pritet të votohet Qeveria Hoti.
Ajo në deklarimet e mëhershme ka kundërshtuar votimin e kësaj Qeverie, ndërkaq e pyetur nga gazetarët, ajo ka thënë se vota e saj do të shihet në Kuvend, raporton FaktePlus.
Kujtojmë që sot pritet të votohet Qeveria Hoti. Pjesa e kabinetit të saj nga LDK-ja dhe AAK-ja është prezantuar kurse nuk dihet ende se cilët do të jenë ministrat nga Nisma Socialdemokrate dhe Lista Serbe.
Vjosa Osmani, kryeparlamentarja nga LDK-ja pritet të votojë kundër kësaj Qeverie.
Jo pak deputetë nga partitë që pritet ta krijojnë Qeverinë ndërkohë janë shprehur të pasigurtë nëse do ta votojnë Qeverinë. Mes tyre janë Haxhi Shala nga Nisma, Fatmir Rexhepi nga LDK-ja, Donika Kadaj-Bujupi, Haxhi Avdyli etj.