Ka vite që i mohohet Kosovës, Franca tregon se si lindi puna e liberalizimit të vizave
Franca, njëra nga shtetet skeptike për liberalizimin e vizave për Kosovën, tregon se si u krijua zona Schengen në BE.
Presidenca franceze e BE-së ka publikuar një video-incizim kur 7 shtete evropiane në vitin 1985 u pajtuan që qytetarët të lëvizin lirshëm.
“Në vitin 1985 marrëveshja Schengen lejoi qytetarët nga shtatë shtete të BE-së të lëvizin lirshëm. Pasaportat, vizat, euro, faturat e telefonit etj. Nëse Evropa nuk do të ekzistonte, lëvizshmëria jonë do të ishte shumë më e komplikuar”, thuhet në postim.
Kosova edhe pse ka plotësuar kriteret për liberalizim të vizave sipas rekomandimit të Komisionit Evropian është akoma shteti i vetëm që ka regjim vizash.
Franca dhe Holanda janë dy shtete që janë skeptike sa i përket heqjes së vizave për kosovarët.
Çështja e liberalizimit të vizave s’është hedhur në votim asnjëherë në Këshillin e BE-së aty ku merret vendimi përfundimtar.