“Ka shumë kryetarë komunash që mund të hetohen dhe arrestohen si Haki Rugova”
Ymeri ka folur për shkarkimin e Rashit Qalajt dhe arrestimin e Haki Rugovës.
Ai në “Debat Plus” ka thënë se me këto shkarkime jemi mësuar nga çdo parti qeverisëse.
Ai thotë se meqë PDK-ja ka qenë në pushtet për një kohë të gjatë ajo ka ndikimin e saj nga policia te gjyqësia.
“Nëse arrestimi i Haki Rugovës ka qenë i nxitur nga elementë të caktuar brenda policisë dhe prokurorisë, atëherë nuk e di kush tjetër mund ta ketë bërë këtë pos PDK-së. Mirëpo tash nëse e ka bërë PDK-ja duhet ta diskutojmë motivin politik pse e ka bërë PDK-ja kundër LDK-së”, tha Ymeri.