Ka ndërruar jetë një ndër mësuesit e parë dhe të dalluar të Kosovës (Foto)
Është ndarë nga jeta mësuesi i dalluar, atdhetari dhe i persekutuari nga pushteti serbo-jugosllav, Hysen Thaçi.
Mësuesi nga Ferizaj ka vdekur dje, ndërsa lajmi për ikjen e tij nga kjo botë, ka pikëlluar ferizajasit.
Telegrame të shumta ngushëllimi janë shkruar prej njerëzve nga bota e arsimit, kulturës dhe politikës për figurën e mësuesit Hysen.
Mësuesi Hysen artin e atdhedashurisë, e pati plot elegancë, qytetari dhe vendosmëri deri në papërkulje, kurse për qëndrimet e tij përjetoi edhe familjarisht persekutimin e pushtuesit jugosllav-serb.
Me këtë rast edhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu përmes telegrami ngushëlloi familjen Thaçi, për vdekjen e të ndjerit.
“Kësaj bote i dha lamtumirën urtaku, ndër më të veçantët mësues, atdhetari, Hysen Thaçi. Ngushëllime të sinqerta familjes e të gjithë të njohurve të të ndjerit”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të të parit të Ferizajt, Agim Aliu./FaktePlus