Juventusi kryen detyrën në fund, nuk gabon as Bayern
‘Bardhezinjët’ fituan 2-1 falë golit në minutat e fundit të Douglas Costa.
Aaron Ramsey (4’) realizoi fillimisht për avantazhin e mysafirëve, para se Aleksey Miranchuk (12’) të barazonte.
Juve tash tubon 10 pikë në vendin e parë të grupit D, ndërsa Lokomotiva me tre pikë mban vendin e tretë.
Bayern ka vazhduar me fitoren e katërt radhazi në Ligën e Kampionëve.
‘Bavarezët’ mposhtën Olympiacosin me rezultat 2-0.
Robert Lewandowski (69’) dhe Ivan Perisic (89’) shënuan në fitoren e vendasve.
Bayern tashmë është një këmbë larg kualifikimit, kurse ekipi grek në vendin e fundit me një pikë.