Juventusi bën detyrën pa problem ndaj Genoas
Pjesa e parë e kësaj ndeshje, pavarësisht disa rasteve të mira, nuk solli gola, dhe katër të tillë u panë në pjesën e dytë.
Paulo Dybala zhbllokoi ndeshjen, kur në minutën e 50’ shënoi për 0-1. Cristiano Ronaldo shtatë minuta më vonë, me një goditje të fortë, shënon një gol të bukur, për 0-2.
Goli i mbrëmjes u shënua nga Douglas Costa, që i dhuroi një “magji” kësaj ndeshje, kur shënoi në minutën e 73’.
E gjitha që bënë vendasit, ishte një gol i Andrea Pinamonti në minutën e 76’.
Pas 29 ndeshjeve, Juventus numëron 72 pikë, katër më shumë se Lazio e vendit të dytë. Në xhiron e ardhshme, skuadra e Maurizio Sarrit zhvillon derbin kundër Torinos.