Juve me ofertë për Haalandin
Raportohet se Juventusi ka bërë ofertën e parë për sulmuesin norvegjez të Salzburgut, Erling Braut Haaland.
Corriere dello Sport raporton se Juventusi i ka ofruar atij pagë prej 3 milionë euro në sezon plus bonuset, transmeton Koha.net.
Derisa raportohej se për shërbimet e tij Salzburgu kërkon 80 milionë euro, megjithatë mësohet se ai në kontratën e tij ka klauzolë prej 30 milionë euro.
19 vjeçari këtë sezon ka qenë në një formë të jashtëzakonshme duke shënuar 28 gola në 21 paraqitje në të gjitha garat.
E përveç Juventusit për shërbimet e tij kanë hyrë në garë edhe Manchester Unitedi, Dortmundi, e Bayerni.