Juve huazon Romeron?
Juventusi do ta çojë në huazim Cristian Romeron pavarësisht se e ka blerë për 30 milionë euro, sipas raportimeve të Goal.
Mbrojtësi 21 vjeçar pritet të bëhet edhe zyrtarisht lojtar i Zonjës së Vjetër këtë verë, mirëpo stinorin mund ta luajë prapë te ish-klubi i tij.
Goal kishte zbuluar në shkurt se kampioni italian e kishte arritur një marrëveshje për të, dhe kjo qe konfirmuar nga presidenti i Genoa-s, Enrico Preziosi, në maj.