Juve do Sarrin
Juventus ka kontaktuar me përfaqësuesit e trajnerit të Chelsea-s, Maurizio Sarri, në mënyrë që të nënshkruajnë me të.
Kështu së paku ka shkruar Goal, teksa Zonja e Vjetër është në kërkim të një trajneri të ri, pas largimit të Massimiliano Allegri-t.
Kampionët e Italisë gjithashtu e kanë shqyrtuar mundësinë e emërimit të Simone Inzagh-it në këtë post, apo edhe të trajnerit të Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino.
Sidoqoftë, spekulimet e shpeshta se Sarri është drejt ndarjes së rruëve më Të Kaltrit, e bëjnë më të mundshëm kalimin e tij në Torino.
https://www.youtube.com/watch?v=9kY7FCPjiCU