Jolie me akuzë të re ndaj Pitt-it
Rasti i divorcit të ish-çiftit të Hollivudit, Angelina Jolie dhe Brad Pitt, ka arritur një nivel të ri të dramës.
Jolie, ylli i “Maleficent”, pretendoi sot në një gjykatë se ish-burri i saj, Brad Pitti, që një vit e gjysmë nuk ka paguar asnjëherë për mbështetjen e fëmijëve të tyre – për çka aktori është i obliguar me vendim të gjykatës.
“Pitt ka për detyrë të paguajë për mbështetjen e fëmijëve. Aktualisht, Pitt nuk ka dhënë asnjë mbështetje të rëndësishme për fëmijët që nga ndarja”, tha avokati i Jolie, Samantha Bley DeJean.
Avokati i aktorës tutje u shpreh se e ka ndërmend të paraqesë një kerkesë në gjykatë për krijimin e një urdhri retroaktiv për mbështetjen e fëmijëve, shkruan Nbcnews.com, përcjell Klan Kosova.
Zëdhënësi i Pitt nuk iu përgjigj këtyre deklaratave. Por një burim i afërt me aktorin këmbënguli se Bradi i ka përmbushur zotimet e tij.
Sipas ligjit të Kalifornisë, çdo prind është përgjegjës për sigurimin e fëmijëve në bazë të marrëveshjes së arritur midis çiftit.