Johnson: Britania e Madhe do t’i vazhdojë evakuimet pavarësisht shpërthimeve
Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë operacionin e saj për të evakuuar njerëzit nga Afganistani pavarësisht sulmit “të neveritshëm” në aeroportin e kryeqytetit të enjten, tha kryeministri Boris Johnson.
Kryeministri mbajti një takim urgjent në Kobra pas shpërthimeve, pas së cilës ai premtoi se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të punojë “deri në çastin e fundit”.
Shpërthimet e dyfishta të së enjtes ndodhën jashtë Portës Abbey – ku forcat amerikane dhe britanike janë vendosur për të ndihmuar me evakuimet – dhe në një hotel aty pranë.
Sipas Ministrisë britanike të Mbrojtjes, nuk pati viktima ushtarake ose zyrtarë të Mbretërisë së Bashkuar në shpërthime.
Njerëzit që ishin tashmë brenda perimetrit të aeroportit kanë vazhduar të përpunohen, thotë korrespondenti politik i BBC Damian Grammaticas.