Johnny Depp dekorohet me medalje nga Serbia
Të martën më 15 shkurt, aktori i njohur hollywoodian Johnny Depp u nderua me medalje speciale në Beograd.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ia prezantoi yllit të kinematografisë çmimin që ka për qëllim ta nderojë kontributin e tij të jashtëzakonshëm në aktivitete të ndryshme publike dhe kulturore, veçanërisht në fushën e filmit si dhe për promovimin e Republikës Serbe në botë.
Me ta pranuar medaljen e tij, Depp e shfrytëzoi rastin ta nderojë regjisorin serb të lindur në Bosnjë-Hercegovinë, Emir Kusturica, dhe tha që po ndihet shumë i nderuar.
“Ky është një moment i rëndësishëm për mua dhe po ndihem shumë krenarë. E kam një tregim të vogël për ju. Zoti president, miq të dashur, zonja dhe zotërinj, popull i Serbisë, artistë dhe regjisorë të shumtë të cilët e përbëjnë këtë komunitet të pasur, unë kam pasur rastin që para shumë kohësh ta takoja një burrë të çuditshëm, të cilin në shikim të parë e vërejta se ai nuk e kishte vendin në Hollywood, emri i tij ishte Emir Kusturica. Sinqerisht ju falënderoj për këtë medalje speciale. Ju premtoj se do ta bëjë të pamundurën për ta dhënë kontributin tim maksimal në komunitetin tuaj. Aktualisht jam në fillimet e një jete të re dhe po më pëlqen shumë kjo gjë. Unë i pëlqej fillimet e reja dhe do të më pëlqente që kjo të më ndodhë këtu në Serbi, sigurisht nëse më pranoni. Faleminderit dhe qofsh të bekuar. Po ndihem vërtetë i nderuar dhe pak i frikësuar. Po bëjë shaka. Nuk jam folës i mirë por nga thellësia e zemrës dhe me shumë modesti e pranojë këtë nderim. Nuk do t’iu zhgënjej kurrë. Faleminderit”.
Kujtojmë që vjetëve të fundit reputacioni i Deppit është dëmtuar dukshëm në Hollywood. Ai i ka humbur disa role të rëndësishme filmike pas humbjes së rastit gjyqësor të ngritur nga ish-gruaja e tij, Amber Heard, e cila e akuzoi aktorin për dhunë fizike dhe emocionale.
Nga atëherë, Depp ka qëndruar larg projekteve kinematografike me buxhet të lartë për të cilët shquhej gjatë gjithë karrierës së tij.
Megjithatë, në disa intervista të fundit, ai deklaroi se pavarësisht se ka njerëz që po mundohen t’ia dëmtojnë reputacionin, ai premton se do të rikthehet më fuqishëm se kurrë në Hollywood. Se si apo kur do të ndodhë kjo gjë, mbetet të shihet.