Joe Bidenit i del një problem i vockël pak para se të futet në Air Force One
Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka dalë një problem i vogël para se të futej në Air Force One. Atij i është ngjitur një insekt (cicada) në qafë e që duket se e ka shqetësuar.
Video nga ky moment ka publikuar reporterja e CNN në Shtëpinë e Bardhë, Kate Sullivan, përmes një postimi në Twitter.
“Presidenti godet një cikada nga qafa e tij përpara se të hipë në Air Force One”, ka shkruar ajo, teksa ka publikuar edhe videon.
The President swats a cicada off of his neck before getting on Air Force One. pic.twitter.com/l0kuaLWyss
— Kate Sullivan (@KateSullivanDC) June 9, 2021