Jo vetëm ndesjen Dortmund – Leipzig, rusët bllokojnë edhe dy ndeshje të Serie A
Pas ndeshjes Borussia Dortmund-Leipzig që u ndërpre pas 11 minutash prej mesazheve mbështetëse ndaj Ukrainës, në Rusi i kanë bërë bllokadë edhe kampionatit italian.
Këtë e ka thënë vetë presidenti i Lega Serie A, Lorenzo Casini.
Kënga “Imagine” e John Lennon, e vendosur para ndeshjes Juventus-Inter, o bllokua në Rusi dhe nuk u transmetua.
Veç kësaj është bllokuar edhe ndeshja mes Milanit dhe Bolognas dhe në Lega Serie A kanë diskutuar për qëndrimin që duhet të mbajnë për ndeshjet që transmetohen në territorin rus.