Jeta e “çmendur” e familjes mbretërore më të pasur në botë
Familja mbretërore në Britani të Madhe mund të jetë një nga familjet më të pasura mbretërore në planet me një pasuri të vlerësuar të kombinuar prej 85 miliardë dollarë – por ajo renditet vetëm e pesta në listën globale.
Madje, kjo pasuri është e “zbehtë” në krahasim me arkat e familjes qeverisëse në Arabinë Saudite.
Kjo familje thuhet se vlen më shumë se 1,2 trilion dollarë – më shumë se 16 herë nga pasuria e familjes mbretërore britanike, shkruan Mirror.
Avionë privatë, superjahte luksoze, helikopterë, pallate luksoze – gjithashtu edhe me mobilje ari në shtëpitë e tyre të lezetshme – këto janë disa nga gjërat që e karakterizojnë jetën e tyre.
Dhe një nga shpenzuesit më të mëdhenj në familjen mbretërore është Princi i Kurorës, Mohammed Bin Salman.
Siç thuhet më tej, vetëm në një mur në një nga pallatet e tij mbretërore të Arabisë Saudite varet një pikturë e Leonardo Da Vincit me vlerë 450 milionë dollarë.
Princi i Kurorës, i cili është trashëgimtari i fronit, thuhet gjithashtu se ka blerë një superjaht rreth 500 milionë dollarë, një kështjellë rreth 300 milionë dollarë në Francë, dy shtëpi në Londër dhe një kompleks të tërë në bregdetin jugor të Spanjës.
Si zëvendës i tij, pasi babai i tij Mbreti Salman është Kryeministër – Princi i Kurorës thuhet se është fuqia që qëndron pas fronit.
Së bashku me shpenzimet e tij masive, ai ka bërë edhe disa ndryshime të rëndësishme kulturore në Arabinë Saudite, përfshirë heqjen e ndalimit për gratë që të jenë në gjendje të drejtojnë makinën.
Por me një pasuri personale prej gati 3 miliardë dollarë funte ai me siguri mund të përballojë edhe “të hedh para”.
Për dallim nga familja mbretërore britanike, monarkia Saudite nuk e ka fituar pasurinë e saj nga toka – përkundrazi pasuria e tyre e madhe vjen nga rezervat e mëdha të naftës në vendin e Lindjes së Mesme.
Princi i kurorës gjithashtu duket se ka tërhequr vëmendjen e tij për blerjen e një klubi futbolli dhe besohet se po drejton një konsorcium që dëshiron të blejë Newcastle United.
Sidoqoftë, ai nuk pranon të tregojë se sa është në të vërtetë pasuria e tij e madhe.
Në një intervistë për CBS News, Princi i Kurorës insistoi që financat e tij ishin çështje private, përcjell Telegrafi.
Ai shtoi: “Unë jam një person i pasur dhe jo një person i varfër. Unë nuk jam Gandhi ose Mandela. Unë jam një anëtar i familjes në pushtet që ekzistonte për qindra vjet para themelimit të Arabisë Saudite”.
Babai i tij mbret, i cili erdhi në fron në vitin 2015, besohet të ketë një pasuri personale prej 16 miliardë dollarë.
Një nga anëtarët më të pasur të familjes mbretërore saudite është Princi Alwaleed, i cili u tha se kishte një pasuri prej 18 miliardë dollarë dhe ishte njeriu i 45-të më i pasur në botë.
Por më pas ai u arrestua nën urdhrat e Princit të Kurorës.
Ai ishte një nga tre anëtarët e familjes mbretërore që u arrestua në nëntor të vitit 2017, si pjesë e një operacioni antikorrupsion nga qeveria.
Ai u la i lirë disa muaj më vonë dhe besohet se kishte bërë një marrëveshje financiare dhe ra nga listat e pasura të Forbes.
Megjithatë, ai vazhdon të ketë një jetë superluksoze.
Sidoqoftë, përkundër shpenzimeve të tyre të mëdha, familja mbretërore saudite këmbëngulin se ata japin miliarda në projekte bamirësie çdo vit.
Princi Alwaleed bin Talal ka ngritur një organizatë të tij bamirës, Alwaleed Philanthropies, të cilës ai i ka dhënë miliarda.
Ai tha: “Filantropia është një përgjegjësi personale, të cilën e fillova më shumë se tre dekada më parë dhe është një pjesë e brendshme e besimit tim islam”.
Dhe kur mbreti Salman erdhi në pushtet, një nga veprimet e tij të para ishte të dhurojë rreth 40 miliardë funte për njerëzit e thjeshtë sauditë.
Paratë e dhëna ishin për “të gjithë punonjësit e shtetit, ushtarët, studentët dhe pensionistët, si dhe grante bujare për shoqata të ndryshme profesionale, dhe klube letrare dhe sportive”.
Tre milionë njerëz nga pesë milionë banorët e Arabisë Saudite punojnë për shtetin dhe të gjithë morën ekuivalentin e pagës dy mujore.
Ata gjithashtu kanë dhuruar miliona për të çuar më tej kauzën e sipërmarrësve femra.