Jepet qumësht falas 10 ditë para skadimit
Jo rrallë ndodh që nëpër marketet e Kosovës të shiten produkte që janë në prag të skadimit apo të jenë edhe pa afat, por diçka krejt tjetër ndodh në këso rastesh në vendet evropiane, respektivisht në Finlandë.
Atje 10 ditë para se t’i dalë afati një produkti ofrohet falas për qytetarët.
Fotografitë tregojnë se produkte të qumështit janë dhënë falas në një market në Finlandë.
Vendet skandinave e në këtë rast Finlanda shquhen për standardin e lartë jetësor dhe prijnë në ranglistën e vendeve më të lumtura të botës.
Në Kosovë produkte pa afat
Kurse në Kosovë ndodh krejt e kundërta. Në vendin tonë jo rrallë ndodh që nëpër marketet e mëdha të shiten produkte që janë në prag të skadimit apo të jenë edhe pa afat.
Për një rast të tillë pak ditë më parë një lexues i FaktePlus ka dërguar foto e video ku shihen duke u shitur produkte edhe pas katër ditësh të skadimit të afatit për përdorim. Kjo ka ndodhur në marketin Albi Market në AlbiMall në Prishtinë. Lexo dhe shiko KËTU./FaktePlus