Jep dorëheqjen presidenti i Kirgistanit, Jeenbekov
Bishkek, 15 tetor – Presidenti i Kirgistanit, Sooronbay Jeenbekov njoftoi se ka dhënë dorëheqjen.
Në një deklaratë nga qendra për media e Presidencës, Jeenbekov tha se paqja në Kirgistan, uniteti i vendit, uniteti i njerëzve dhe paqja ishin më të rëndësishme se të gjitha.
Ai tërhoqi vëmendjen se gjendja socio-politike në kryeqytetin Bishkek ende është e tensionuar.
“Dje e miratova Këshillin e ri të Ministrave por kjo nuk uli tensionet. Vazhdojnë kërkesat për dorëheqjen time të menjëhershme. Situata aktuale është afër një konflikti dypalësh. Nga njëra anë protestuesit, nga tjetra forcat e sigurisë. Ushtarët dhe forcat e sigurisë për të mbrojtur rezidencat presidenciale janë të detyruar të përdorin armë. Nuk ka asgjë më të çmuar për mua sesa jeta e secilit prej qytetarëve të mi. Në histori nuk dua të përmendem si presidenti që ka derdhur gjakun e popullit të tij. Prandaj vendosa të dorëhiqem nga detyra”, tha ai.
Jeenbekov nga kryeministri Sadyr Japarov dhe politikanët tjerë kërkoi që t’i tërheqin mbështetësit e tyre nga Bishkeku dhe t’u ofrojnë një jetë të qetë qytetarëve.
Mbështetësit e Japarovit, i cili dje u bë kryeministër dhe politikanëve të tjerë kishin kërkuar dorëheqjen e Jeenbekovit.