Jep dorëheqje drejtori i arsimit në Fushë Kosovë
Islam Shabani, drejtor i arsimit në komunën e Fushë Kosovës ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Sipas Shabanit arsye për këtë veprim kanë qenë mospajtimet me kryetarin e komunës, Burim Berisha.
Ai përmes një postimi në Facebook ka radhitur problemet me arsimin në këtë komunë, ndonëse mban përgjegjësi edhe për vete.
Sipas burimeve të FaktePlus, kryetari i Fushë Kosovës ka ndërruar të gjithë drejtorët komunalë.
FaktePlus ka tentuar të marrë një përgjigje nga kryetari Berisha, mirëpo nuk ka qenë i qasshëm.
Postimi i plotë i Islam Shabanit:
Të nderuar miq , Ju njoftoj se kam dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit komunal për arsim në Fushë Kosovë. Arsyeja është mospajtimet e mia me Kryetarin e Komunës së Fushë Kosovës për gjendjen e krijuar ne arsimin e Komunës sonë .Vazhdimi i punës së mëtejme thjesht ka qenë i pamundur ! Për shkak te situates aktuale dhe keqkuptimeve të mundshme , arsyet më detale do t’i sqaroj më vonë ! Ka qenë privilegj për mua të punoj në arsim , afër 10 vite si profesor i kimisë në shkollat e mesme , 12 vite si drejtor shkolle dhe 12 vite si drejtor komunal i arsimit . Kam patur kënaqësi të punoj me dhjetra gjenerata të nxënësve dhe arsimtarëve nga të gjitha pjesët e Kosovës dhe jashtë saj .Fushë Kosova është vendi dhe komuna ku kam jetuar dhe kontribuar pjesën më të madhe të jetës.Me gjithë vështirësitë dhe vuajtjet që na kanë përcjellur gjatë viteve si dhe gjithë shqiptarët e Kosovēs , kemi arritur rezultate të mira dhe kemi mundur të kalojme sfida të mëdha .Gjendja në arsim është e rëndë dhe duhen reforma të thella dhe një qasje shumë e sinqertë dhe me vizion të qartë . Situata e tanishme në arsim në qytetin e Fushë Kosovës është alarmante ; me shkolla të stërngarkuara , pa hapësira të mjaftueshme dhe paisje teknologjike , nga 45 – 50 nxënës në paralele , pa kopshte publike dhe pa lokacione për të ndërtuar shkolla të reja ! Nuk dua të iku nga një pjesë e përgjegjësisë që më takon , por e kemi obligim dhe duhet sqaruar të vertetën qytetarëve të Fushë Kosovës se si kanë rrjedhur dhe përfunduar ngjarjet deri këtu ! Falenderoj shumë të gjithë nxënësit , arsimtarët dhe drejtoret e shkollave të Fushë Kosovës .Falenderoj të gjithë prinderit dhe qytetaret për të cilët dera ime ka qenë gjithnjë hapur dhe jam munduar të i mirëkuptoj dhe ndihmoj për problemet e tyre. Falenderoj të gjitha institucionet , shoqatat she organizatat e shumta me të cilat kam bashkëpunuar , në veqanti me MASH -in, Policinë, FSK- në dhe KFOR -in .Dhashtë Zoti të kalojmë sa më shpejt këtë Pandeminë e kobshme të virusit Covid-19 që po merr jeta njerëzish dhe ka vështirësuar jetën dhe ekonominë në gjithë botēn .Dhashtë Zoti që të gjithë fëmijët dhe nxënësit të kthehen në objekte shkollore dhe të frymojnë lirshëm .Gjithë të mirat të dashur miq !