“Jemi në një situatë eksperimenti me arsimin”
Pas dështimit të Kosovës në testimin PISA, në vend pati shumë reagime.
Eksperti i arsimit në kuadër të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se fajin për këtë rezultat të ulët e ka vetë sistemi.
“Ky rezultat e vërteton se gjendja në arsim është katastrofale, kronike, nuk mund të ndryshohet pa një ndryshim të mendësisë që sillet rreth sistemit të arsimit, duke nisur nga koka, nga Ministria e Arsimit. Asnjëherë nuk ka pasur qasje serioze për arsimin. Problemi më i madh është që jemi në një situatë eksperimenti të bretkocës. 2 milionë dollarë të Bankës Botërore merren, asgjë nuk bëhet. Askush nuk jep përgjegjësi, nuk e di çfarë do të duhet të ndodhë që të kuptojmë ku i kemi katandisur fëmijët tanë’’, ka deklaruar Rexhaj në T7.
Rexhaj ka thënë se të nxënit në Kosovë është në nivelet më të ulëta të zhvillimit mendor, ne nxënësin e kemi të digjitalizuar ne jua imponojmë tekstet.