Javë e kaluar rezultoi pozitiv: Kjo është gjendja shëndetësore e Isa Mustafës
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa njoftoi të premten e kaluar se kishte rezultuar pozitiv në koronavirus.
Mustafa, i cili edhe më herët kishte probleme shëndetësore, kishte njoftuar se përveç një plogështie, nuk vërente diçka tjetër.
“Sot, pas analizave të kryera, kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur. Ditët në vijim do të jem i izoluar. Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal!”, kishte shkruar ai.
E zyrtarja për komunikim me publikun në LDK, Gentiana Azemi ka thënë për FaktePlus se gjendja e Mustafës është shumë e mirë.
“Gjendja e kryetarit Mustafa është shumë e mirë, nuk ka nevojë për shqetësim. Ju falënderoj juve për interesimin”, ka thënë ajo për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus.
Ndryshe, të infektuar me koronavirus nga LDK-ja janë edhe Arben Gashi, Haxhi Avdyli, Visar Hoti e Frashër Demaj. Nga AAK-ja janë Albena Reshitaj e Rasim Selmanaj kurse nga PDK-ja Eliza Hoxha dhe Abelard Tahiri.
Megjithatë, seancat e Kuvendit po mbahen me rregull.
Tutje, numri total i rasteve pozitive është 5 mijë e 118 raste nga 28 mijë e 640 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 108 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese./FaktePlus