Jasmina përgatitet për debutim në muzikë?
Shumë prej konkurrentëve të “Përputhen” po i futen muzikës sapo bëjnë disa ndjekës në Instagram dhe u ngritet fama.
Disa prej tyre, publiku vlerësoj se kanë talent në këtë fushë, por ka edhe nga ata që thuhet se e kanë ngatërruar industrinë.
Së fundi, Jasmina publikoi një video në Instagram, ku shfaqej në studio muzikore bashkë me konkurrentin e “Përputhen”, Alessandro.
“I kujt eshte ky zeri?”, ka shkruar ajo, teksa në sfond dëgjohet zëri i një femre që aludohet të jetë pikërisht ajo.
Se a është Jasmina vajza në fjalë dhe po përgatitet për debutim në muzikë, mbetet të shihet ditëve në vijim.
Ndryshe, Jasmina gjatë ditës së djeshme është kthyer në “Përputhen” për t’i bërë befasi Olës për ditëlindje dhe tregoi se janë pajtuar pas mosmarrëveshjeve që kishin me njëra-tjetrën.