Jashari ndanë çmimet për fituesit e “Beach volley – Skenderaj 2019”
Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari ka shkruar se pas tri ditëve të garave në “Beach volley – Skenderaj 2019”, në të cilën jo vetëm nga Kosova, por edhe nga Shqipëria e Maqedonia pati pjesëmarrës, mbrëmë janë ndarë çmimet për fituesit e këtij aktiviteti sportiv.
Ai ka shprehur falënderime për të gjithë pjesëmarrësit e kësaj gare mbarëkombëtare, që është viti i dytë më radhë që mbahet në qytetin tonë, krejt në kuadër të aktiviteteve për nder të bashkatdhetarëve tanë.
Postimi i tij i plotë:
“Pas tri ditëve të garave në “Beach volley – Skenderaj 2019”, ku jo vetëm nga Kosova, por edhe nga Shqipëria e Maqedonia pati pjesëmarrës, sonte pak para mesnate kemi ndarë çmimet për fituesit e këtij aktiviteti sportiv.
Tek konkurenca e femrave Adelajda Prenga e Fjolla Hyseni kanë zënë vendin e parë, Vildane Jashari e Dhurata Sylejmani vendin e dytë, si dhe Sherife Behramaj dhe Florentina Deliu vendin e tretë.
Tek meshkujt më të mirët e kësaj gare u shpallen Adriatik Berisha e Fatlum Hajrizi, vendi i dytë u takoi Faton Mustafa e Armend Berisha, ndërkaq Adriatik Kajtazi e Gazmend Husaj në vendin e tretë.
Duke i uruar fituesit, shprehi falënderime për të gjithë pjesëmarrësit e kësaj gare mbarëkombëtare, që është viti i dytë më radhë që mbahet në qytetin tonë, krejt në kuadër të aktiviteteve për nder të bashkatdhetarëve tanë”.