Jashari premton se në çdo fshat të Skënderajt do të ndërtoj poligone sportive
Kryetari aktual i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, ka njoftuar se në Abri të Poshtme është ndërtuar një poligon sportiv në mënyrë që të rinjët të kalojnë kohën e tyre të lirë.
Jashari gjithashtu ka thënë se poligone të tilla do të ndërtohen në çdo fshat të kësaj komune.
Ky është shkrimi i tij i plotë:
Nga tani fëmijët, nxënësit dhe të rinjtë e Abrisë së Poshtme kanë poligonin e tyre sportiv ku do t’i realizojnë aktivitetet e tyre sportive dhe ta kalojnë kohën e tyre të lirë.
Bashkë me stafin e shkollës, hoxhën dhe kryetarin e fshatit, nxënës, të rinj dhe qytetarë tjerë të respektuar të Abrisë së Poshtme përuruam poligonin sportiv në oborrin e shkollës “Kuvendi i Drenicës”, i financuar nga buxheti i komunës sonë.
Poligone sportive të tilla kemi ndërtuar e do të ndërtojmë në çdo fshat të komunës sonë.
Në Abri të Poshtme po realizojmë dhe projektin jetik për këtë fshat, ujësjellësin, po ashtu po bëjmë ndërtimin e rrugëve, kanalizimit si dhe do të renovojmë shkollën në vitet në vazhdim.
Vazhdojmë kështu pa u ndalur në përmirësimin e jetës së qytetarëve të komunës sonë.