Jashari premton përkrahje për Ansamblin ‘Drenica’
Kandidati për kryetar të Skenderajit, Bekim Jashari ka vitizuat Ansamblin ‘Drenica’, në Skenderaj.
Jashari tha se gjatë kësaj vizite është emocionuar me këngët dhe kujtimet e Adem Jasharit, ku tha se këto këngë nuk u ndalën asnjëherë.
Jashari po ashtu tha se përkrahja për kulturën dhe artistët e rinjë nuk ka munguar asnjëherë.
Reagimi i plotë i Jasharit:
Një vizitë mjaftë emocionuese tek shtëpia e dytë e babushit Hamëzes, Ansambli “Drenica”, aty ku dikur babushi bashkë me artistë tjerë të qytetit tonë i këndonin kombit dhe historisë sonë të lavdishme.
Gjatë kësaj vizite, dëgjova edhe kujtime të ndryshme nga kolegët e babushit, njëri prej të cilëve kur i kishte thënë babushit, Hamëz bjeri më shumë çiftelisë sepse nuk po dëgjohet, babushi ia kishte kthyer: “Kur t’i bi unë ka me ndëgju e gjithë bota”.
Kënga e babushit nuk u ndalë asnjëherë, ai këndoi deri në rënie heroike, për t’ia lënë këngën ta vazhdojnë brezat e lirisë.
Rrugën e Shoqërisë kulturo-artistike “Drenica”, sot me krenari po e vazhdojnë, burrat, djemtë dhe vajzat e ansamblit “Drenica”, me sukseset e shumta të tyre brenda dhe jashtë Kosovës.
Përkrahja për kulturën, ansamblin “Drenica” dhe artistët e rinj nuk ka munguar as gjatë këtij mandati e nuk do të mungojë as gjatë mandatit të dytë.
Për artistët e këtij ansambli do të punojmë maksimalisht, në sigurimin e pagave të tyre, për angazhimin e tyre në zhvillimin e kulturës dhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturo-artistike.