Jashari përkujton dëshmorët Mustafë Haxhiu-Bacoku, Gëzim Ferizi e Isuf Aliçkaj
Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, bashkë me zyrtarë tjerë komunalë, kanë bërë homazhe te lapidari i dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mustafë Haxhiu-Bacoku, Gëzim Ferizi, Isuf Aliçkaj dhe martirit Bedri Haxhiu, në 20 vjetorin e rënies së tyre.
Me këtë rast kreu i Skenderajt ka theksuar se do të jenë mirënjohës gjithmonë ndaj dëshmorëve dhe martirëve të Kosovës.
Kryetari Jashari shtoi se dëshmorët përveç që ranë në emër të lirisë së vendit, ata sakrifikuan që të zhvillohet Kosova.
“Me nderime të larta kemi përkujtuar sot dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Mustafë Haxhiu – Bacoku, Gëzim Ferizi, Isuf Aliçkaj, si dhe martirin Bedri Haxhiu, të cilët 20 vite më parë ranë heroikisht për lirinë e popullit të Kosovës. Ne do të jemi përgjithmonë mirënjohës ndaj dëshmorëve dhe martirëve të Kosovës, të cilët përveçse në emër të lirisë së vendit, ata sakrifikuan që edhe ta zhvillojmë dhe begatojmë vendin tonë. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit!”, ka thënë Jashari. /FaktePlus