Jashari në vizitë në Stacionin Policor të Skenderajit, thotë se bashkëpunuan për qytetarët
Kryetari i Komunës së Skenderajit, Bekim Jashari njëherit edhe kandidat për këtë komunë, ka vizituar Stacionin Policor të kësaj komune.
Ai në një takim me policët e kësaj ane, i ka falenderuar ata për punën dhe kontributin e tyre.
Reagimi i plotë i Jashati
Respekt e mirënjohje e thellë për policët tanë,
Në shenjë mirënjohje për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm dhënë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike brenda komunës sonë, sot vizitova Stacionin Policor në Skenderaj, Komandantin e ri, z. Muhamet Kajtazi, të cilin e urova për marrjen e detyrës së re.
Gjatë këtyre katër viteve me Stacionin Policor në Skenderaj kemi pasur një bashkëpunim të jashtëzakonshëm, bashkëpunim ky i cili do të vazhdoj edhe gjatë mandatit të dytë qeverisës.