Jashari në Prelloc dhe Krasaliq: Mbështetja për 17 tetorin është e madhe
Kryetari i Komunës së Skenderajit, njëherit edhe kandidat për kryetar në Zgjedhjet e 17 tetorit, Bekim Jashari ka qëndruar sot në fshatin Prelloc dhe Krasaliq.
Ai në poligonin e sapondërtuar së bashku me Nuredin Lushtakun, deputetin Bekim Haxhiu dhe të tjerë kanë takuar qytetarët e kësaj ane ku mes tjerash kanë marrë mbështetje të madhe për zgjedhjet locale”
Reagimi i plotë i Jasharit:
Në fshatin Prelloc dhe në Krasaliq, në poligonin sportiv të sapo ndërtuar, bashkë me bartësin e Listës sonë, Gjeneral Nuredin Lushtaku, deputetin Bekim Haxhiu, kryetarin e OVL-UÇK-së, Emin Lati, kandidatët tonë për asamble komunale nga kjo anë Ilir Ejupi e Arton Ramadani si dhe kandidat tjerë prezent, takuam banorët e kësaj ane, të cilët i falënderuam për mbështetjen e madhe që po i japin rrugës sonë të përbashkët për zhvillimin e vendit.
Krahas projekteve që kemi realizuar gjatë këtij mandati në këto fshatra, vitin që vjen do të fillojmë edhe me ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit dhe shumë projekte tjera.
#Bashkë për idealin tonë!