Jashari: Në Kosovë u janë rritur pagat vetëm sindikatave të mëdha që kanë numër të madh votash
Avokati Arbër Jashari ka thënë qeveria në Kosova ua rritë pagat sindikatave të mëdha sepse ka përfitim nga to, e se i anashkalon të tjerët.
“Nuk kemi përparuar si shtet derisa nuk i trajtojmë njëjtë si një pakicë – si rasti i këtyre zonjave – si shumicën. E dimë që shteti çfarë sjellje ka me sindikatat e mëdha. Deri tash në Kosovë iu është rritë paga vetëm atyre sindikatave të mëdha që kanë qenë në gjendje të bëjnë presion dhe kanë numër të madh votash. Ndërsa nuk është menduar fare për kategoritë që nuk kanë ndikim”, ka thënë ai në “Konfront”.
Jashari ka shtuar se në Kosovë u janë rritur pagat atyre që janë parë me ndikim për politikën, e ata që nuk kanë pasur shumë ndikim dhe me paga shumë më të vogla janë lënë prapa.
“Thjesht, te ne kush ka qenë i fortë ia ka rritë rrogën vetit. Më 2019 kam punuar në sistem gjyqësor, një gjyqtar e ka pasur rrogën 100 euro, një punëtor i administratës 350. Shkoi Qeveria e atëhershme gjyqtarëve ua bëri 2000 euro, ne u çuam e bëmë një organizim sindikal, neve na shtypëm se kërkojshim nga 50 euro. Kush është i fortë, kush ka ndikim politik, këtu i çon çështjet përpara”.