Jasharaj: Po shkojmë në greva të përgjithshme (VIDEO)
Pas vendimit që mori Gjykata Kushtetuese për pezullimin e Ligjit për Pagat, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, thotë se vendi tashmë do të shkojë në greva.
E kjo situatë erdhi pasi që Avokati i Popullit ditë më parë e ka dërguar në Kushtetuese Ligjin e pagave ngase ka konsideruar se nuk është në pajtim me parimet e sundimit të ligjit, për shkak të mangësive në kuptimin e qartësisë, saktësisë dhe parashikueshmërisë së tij.
E tashmë Kushtetuesja ka marrë vendimin që Ligji për Pagat të pezullohet deri në mars të vitit 2020. Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jashari tha se një vendim i tillë do e fus vendin në një grevë të përgjithshme.
Më tej Jasharaj thotë se një vendim i tillë është marrë edhe në bashkëpunim me dy sindikatat tjera të cilat kërkojnë që ky ligj të zbatohet dhe mos të mos dërgohet në Kushtetuese.
Jasharaj më tej thotë se nuk ndihet përgjegjës për bllokimin e sistemit arsimor, por që është i detyruar t’i marrë këto vendime.
Tani pritjet e SBASHK-ut janë në qeverinë e re dhe për këtë kanë zhvilluar takime me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.
Duhet theksuar se jemi në fundvit dhe vendi po përfshihet nga një krizë pasi që kësaj greve pritet t’i bashkohen edhe Sindikata e Shëndetësisë, ajo e Policisë dhe e Doganave./FaktePlus