Jasharaj: Me 20 maj protestë, nëse Qeverisë Kurti i dhimbsen nxënësit të ulet të bisedojë me ne
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, bashkë me anëtarë të tjerë të Këshillit Qendror Grevist, kanë përcjellë nga afër rrjedhën e grevës një-orëshe në disa institucione arsimore të Prishtinës. Gjatë vizitës në shkollën fillore “Asim Vokshi”, Jasharaj tha se shtetit i mbetet t’i respektojnë mësmimdhënësit.
Ai ka thënë se janë duke u përgatitur për grevën e 20 majit para Qeverisë.
Ai shtoi se zgjidhje ka dhe është i hapur që të marrë çdo ide nga mësimdhënësit.
“Edhe pas 20 majit ne do të ju pyesim juve…Ju lus më 20 maj të jemi më shumë para qeverisë…Ta gjejmë një zgjidhje”, u tha mësimdhënësve Jasharaj.