Japonia vitin e ardhshëm hap ambasadën në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar gjatë ditës së sotme me ministren e Shtetit për Punë të Jashtme të Japonisë, Toshiko Abe.
Shefi i ekzekutivit tha se tashmë kur po shënohet 10-vjetori i marrëdhënieve të shkëlqyera diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, me ministren Abe janë pajtuar që bashkëpunimi bilateral të avancohet në dimensione të reja.
“Hapja e ambasadës japoneze në Kosovë në vitin 2020 do t’i jap impuls të ri miqësisë dhe partneritetit tonë. Japonia, si mbështetëse e madhe dhe e gjithanshme e Kosovës në rrafshin ekonomik dhe politik, mbetet partner i rëndësishëm në konsolidimin tonë ndërkombëtar”, ka thënë Haradinaj.