Jakup Krasniqi bënë ndryshim drastik në pamje
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi është distancuar nga jeta politike në vend, megjithatë ai vazhdon të jetë aktiv kohë pas kohe me opinione të cilat i shprehë në rrjetet sociale.
Megjithatë, Krasniqi duket se ditët e karantinës po i kalon si të gjithë qytetarët e tjerë të vendit, pranë familjes, shkruan Reporteri.net.
Është vajza e tij Gresa, e cila sot ka publikuar një foto të babait në llogarinë e saj në Facebook. Ajo çka bie në sy është ndryshimi i madh i Jakup Krasniqit në pamje, saqë në shikim të madh vështirë se mund ta njohësh.
Gjykuar nga komentet, njerëzve u ka pëlqyer ndryshimi në pamje që Krasniqi ka bërë.