Jahjaga pas triumfit të Distrias: Vajzat i kemi të arta e të pamposhtura, jeni krenaria jonë!
24/07/2021, 13:00
Përmes një postimi në Facebook, Jahjaga kujtoi edhe suksesin e Majlinda Kelmendit, ndërsa tha se vajzat po shkëlqejnë jo vetëm në sport, por edhe në art, shkencë e muzikë.
Postimi i plotë:
“Distria e artë në Lojërat Olimpike në Tokio! Majlinda e artë në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro! Vajzat i kemi të arta e të pamposhtura! Ato po shkëlqejnë në sport, art, shkencë e muzikë duke përfaqësuar në mënyrën më të dinjitetshme Republikën e Kosovës. Jeni krenaria jonë!
Foto: Federata Ndërkombëtare e Judos”.