Ja sa do të fitojë Milano për ardhjen në Kosovë
Përderisa mediat nga Kosova kishin raportuar gjatë ditëve të fundit se Milano do të shpërblehet me 600 mijë euro për ardhjen në Prishtinë, mediat italiane thonë ndryshe.
Sipas gazetës italiane “La Repubblica”, Milano do të përfitojë 250 mijë euro nga ndeshja e sotme që do të luajë në Kosovë, 350 mijë euro më pak sesa pretendojnë mediumet e tjera kosovare.
Skuadra e Milanos do të përballet sonte në orën 20:45 me Feronikelin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të ndeshje miqësore, përgatitëse për sezonin e ri që do të nisë së shpejti.
Milano ka një grup të madh të tifozëve këtu në Kosovë dhe kjo është dëshmuar edhe nga pritja që u është bërë lojtarëve, stafit e legjendave të Milanos sapo zbarkuan në Prishtinë, transmeton Express.
Përballja me Feronikelin do të jetë miqësorja e fundit për Milanon këtë verë, pasi që pas kësaj kuqezinjtë do të bëhen gati për sezonin e ri të Serisë A, të cilin do ta nisë më 25 gusht./FaktePlus