Ja për çka u arrestua deputeti Rasim Demiri
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rasim Demiri, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, në periferi të Prizrenit, para pak kohësh
Burime të Agjencisë së Lajmeve FaktePlus bëjnë të ditur se Demiri, i cili është edhe kryetar i koalicionit VAKAT, është arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe për shkelje të masave të sigurisë për Covid-19, pasi ka dalur në rrugë në një kohë të palejuar.
Atij i është gjetur një pushkë, bëjnë të ditura burimet.
Ndryshe, Demiri në Qeverinë Haradinaj ishte ministër i Zhvillimit Rajonal./FaktePlus.