Ja pas sa vitesh Ajaxi e mposht Juventusin
Ajaxi mbrëmë pas një loje të jashtëzakonshme arriti ta mposht Juventusin dhe ta eliminoi nga Liga e Kampionëve, transmeton FaktePlus
Loja e parë në Ajax kishte përfunduar me rezultat prej 1 me 1, kurse mbrëmë në Torino, Ajaxi fitoi 2 me 1 dhe me këtë fitore edhe eliminoi “Zonjën e Vjetër”.
Ajaxi nuk e kishte mposhtur Juventusin që nga viti 1974, pra kishin kaluar 45 vite që kur ky ekip nuk kishte shijuar një fitore kundër ekipit italian.
Një statistikë tjetër interesante është se ekipi holandez arrin në gjysmëfinale pas plot 22 vitesh./FaktePlus