Ja nga kush shkaktohen defektet në lindje
Përdorimi i antibiotikëve gjatë shtatzënisë shkakton defekte në lindje.
Një lloj antibiotiku që është përshkruar në vend të penicilinës thuhet se ka disa rreziqe që mund të shkaktojnë defekte në lindje, raporton “Independent”, transmeton lajmi.net.
Antibiotiku Macrolide janë përdorur për trajtimin e disa baktereve infektuese, zakonisht për ata që kanë alergji në penicilin, por ekspertët kanë paralajmëruar urgjentisht që të mos përdoren gjatë shtatzënisë.
Një studim i 104, 605 fëmijëve nga University College London, i cili shikoi të dhënat nga 1990 deri në 2016, vlerësoi një lidhje të mundshme midis antibiotikëve makrolide dhe deformime gjatë lindjes.
Ata zbuluan se, nga 8,632 fëmijë të lindur nga gra që kishin marrë makrolide gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë, 186 kishin deformime të mëdha, kryesisht në zemër.
Për gratë të cilave u ishte dhënë penicilina ishin 1.666 nga 95.973 raste kur fëmijët kishin lindur me defekte të mëdha.
Pas llogaritjes së faktorëve të tjerë, studimi zbuloi se kishte 28 raste në 1.000 fëmijë që lindnin me defekte tek nënat marrëse makrolide, krahasuar me 18 raste në 1.000 për ata që kishin marrë penicilinë.