Ja ku do të vendosën të kthyerit nga Siria
Dhjetëra gra dhe fëmijë, të afërm të xhihadistëve nga Kosova që kanë luftuar në Siri, janë kthyen mbrëmë në Prishtinë. Të kthyerit nga Siria aktualisht gjenden në Qendrën për Mbajtjen e të Huajve në Vranidoll, pak kilometra larg Prishtinës.
Korridore të gjata e të ngushta të dërgojnë drejt dhomave të Qendrës së Mbajtjes për të Huajt në Vranidoll të Prishtinës. Brenda hapësirave të kësaj qendre, në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës janë vendosur të kthyerit nga Siria.
Forca të shumta policore duke përfshirë njësitet speciale janë duke mbajtur të rrethuar këtë qendër ku po qëndrojnë gratë dhe fëmijët e kthyer nga Siria, transmeton express.
Kthimi i kosovarëve nga Siria u bë përmes aeroportit “Adem Jashari”, i cili ishte i rrethuar nga forcat policore mbrëmjen e së premtes deri në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës.
Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj tha se mbrëmë janë kthyer 110 shtetas kosovar, 4 luftëtarë 32 gra dhe 74 fëmijë- përfshirë 9 fëmijë pa prindër.
Shtoi se të njëjtit kanë përjetuar periudhë traumatike ndërsa shteti do të merret me trajtimin dhe integrimin e tyre në shoqëri.
“Gra e fëmijë kemi arritur ti nxjerrim nga zonat e konfliktit, që janë shfrytëzuar dhe u është mohuar e ardhmja. Gratë dhe fëmijët meritojnë rehabilitim, e fëmijët e kanë vendin në shkolla. Kanë përjetuar periudhë të rëndë traumatike”, tha Tahiri. /FaktePlus