Ja çfarë punë të çuditshme kanë bërë VIP-at para se të bëheshin të famshëm
Jemi mësuar që t’i shohim gjithmonë përpara kamerave dhe në kulmin e karrierës së tyre, por disa personazhe VIP kanë treguar se cili do kishte profesioni i tyre, nëse nuk do ishin të famshëm.
Ëndrrat kanë qenë nga më të çuditshmet, që nga organizatore funerali, e deri tek polic.
-Për aktoren Sofia Vergara zgjedhja e një pune tjetër nuk do ishte shumë e vështirë pasi para se të bëhej e famshme Vergara ka studiuar për stomatologji edhe pse u detyrua që të linte dy semestre për t’u bërë një aktore e famshme në Hollywood.
-Miley Cyrus ka thënë në një interviste se i pëlqen shumë fotografia. Kam shumë dëshirë që të shkoj në Londër të studioj për fotografi pasi aty janë disa nga shkollat më të mira të artit – është shprehur këngëtarja.
-Jennifer Anniston është shumë e apasionuar pas trupit dhe për këtë arsye ka dashur që të ishte një mjeke, ndoshta nëse do te lere aktrimin do te gjeje kohe për këtë profesion.
-Angelina Jolie ka dashur që të bëhej drejtuese funerali. Për shumë mund të duket si një shaka por kjo dëshirë e aktores ka ardhur nga dhimbja që ajo ka përjetuar me vdekjen e gjyshit të saj. Fakti se si familjarët e përjetojnë momentin kur dikush ndërron jetë duhet të jetë e drejtuar në mënyra të ndryshme ka thënë aktorja.
-Do doja shumë që të isha një detektive ka treguar Taylor Swift. Megjithatë nuk mendoj se do isha e zonja në këtë punë pasi thjesht më pëlqen që të shikoj serialet me krim por në jetën reale jo gjithmonë është aq e thjeshtë.
-Zyan Malik ka treguar se do të donte të kishte qenë një profesor anglishteje. Kjo gjë në fakt mund të jetë ende e vlefshme pasi Zayn ka thënë se dëshiron të bëjë një test për të marrë diplomën e gjuhës angleze.
-Selena Gomez është një nga ato personazhet e cila e pëlqen shumë ushqimin. Ajo ka thënë se nëse do të kthehej mbrapa në kohë dhe do të jetonte akoma në Teksas, do të punonte në një furrë buke pas i pëlqen shumë që të gatuajë. /FaktePlus