Ja çfarë kishte thënë Bill Clinton 20 vjet më parë kur NATO bombardojë Serbinë
Kështu kishte deklaruar 20 vjet më parë, presidenti amerikan, Bill Clinton derisa NATO kishte nisur sulmet ndaj Serbisë. 2 dekada më vonë, në bulevardin që mban emrin dhe shtatoren e tij, shoqata “Miqtë e Amerikës”, ka ndërruar flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me thirrjen që kjo pjesë të ketë pamjen meritore.
Se Amerika është miku më i mirë i Kosovës, e tha edhe kryeministri, Ramush Haradinaj, i cili bëri homazhe te pllaka memoriale e ushtarëve të KFOR-it, të rënë gjatë shërbimit në Kosovë.
Por, kryeministri nuk pranoi të fliste edhe për kërkesën e amerikanëve për heqje të taksës ndaj mallrave serbe.
Ditën e bombardimeve të NATO-s e ka kujtuar edhe presidenti, Hashim Thaçi, duke thënë se Kosova është vend i përbashkët i të gjithë qytetarëve të saj.
“UÇK-ja në tokë dhe NATO-ja në ajër, në luftën e përbashkët për paqe, e detyruan kapitullimin e regjimit të Millosheviqit. Intervenimi i NATO-s, i cili ndaloi spastrimin etnik, na obligon edhe më shumë që me përkushtim të shtuar institucional dhe politik t’i ruajmë dhe t’i garantojmë të drejtat e të gjitha komuniteteve që jetojnë në vendin tonë”, ka shkruar Thaçi në statusin e tij në Facebook, raporton KTV.
Bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë kanë zgjatur 78 ditë, për të përfunduar në qershor, kur forcat e KFOR-it hynë në Kosovë. /FaktePlus