Ja çfarë i kërkon Allegri-Agnellit
“Qëndroj, por vetëm me një Juventus ndryshe…”. Mesazhi i lëshuar nga Massimiliano Allegri në konferencën për shtyp ka qenë i qartë dhe i prerë në zyrat e Kontinasas, nga ana e presidentit Andrea Agnelli, me të cilin trajneri bardhezi do të takohet javën e ardhshme, përpara festës së titullit.
Programimi i të ardhmes bashkë nuk do të jetë e lehtë, duke parë disa nyje për të zgjidhur. Prioriteti i parë është klubi, më pas është trajneri. E dhëna nga duhet nisur gjithçka është kontrata në fund të sezonit me Juventusin për trajnerin livornez. Një kontratë që Agnelli dëshiron që të rinovohet, në mënyrë që t’i jepet sërish projekti tekniki-taktik trajnerit bardhezi edhe për të ardhmen.
Presidenti është edhe gati t’i rrisë rrogën, duke e bërë edhe më shumë më të paguarin në Itali, por po sheh përreth edhe për zëvendësues, ku Deschamps mbetet favoriti (Guardiola nuk ka pranuar!).
Sipas asaj që shkruan “Calciomercato.com”, Allegri nuk e ka problem aspektin ekonomik, por dëshiron një rol “alla Ferguson”, duke qenë se ai e konsideron grupin në fund të ciklit.
Më saktësisht, Allegri dëshiron dy mbrojtës qendre, mbrojtës krahu, mesfushor top player si Pogba dhe një sulmues si Icardi. Kësaj i shtohen lamtumirat e Pjanic, Dybala dhe Cancelo, përveç të larguarve të sigurtë Caceres dhe Barzagli.