Ja çfarë gjen kjo konsumatore në mjedrat që bleu në market
Një konsumatore ka mbetur e tronditur pasi gjeti një gekon (lloj i hardhucës) në mjedrat që bleu në Sainsbury, supermarket në Britani të Madhe.
Ende nuk dihet se si zvarraniku përfundoi në paketimin e mjedrave, por kompania thotë se ka ndërmarrë masa për të ndalë këto “surpriza të frikshme”.
Një zëdhënës i kompanisë shtoi se janë duke hetuar furnizuesit e tyre.
“Ne jemi mirënjohës ndaj klientës dhe kolegëve në dyqanin tonë East Mayne, të cilët ia dolën që ta nxjerrnin me sukses kafshën nga mjedrat”, deklaroi ai.
Gekot gjenden në çdo kontinent të botës, por preferojnë kryesisht klima të ngrohta, tropike.